Suarez për mesfushorin e Real Madridit: Ma kujton Gerrardin, kanë karakteristika të ngjashme

  • S.A /
  • 01 October 2022 - 11:16
Suarez për mesfushorin e Real Madridit: Ma kujton Gerrardin, kanë karakteristika të ngjashme

Kampionati Botëror “Katar 2022” ndoshta edhe mund të jetë i fundit për Luis Suarezin.

Në një intervistë të dhënë së fundi për “Marca”, sulmuesi foli për Federico Valverden, që është edhe një prej futbollistëve kryesorë te Kombëtarja e Uruguait. Për mesfushorin e Real Madridit, Suarez tha se ia kujton ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Steven Gerrard. Luis Suarez & Fede Valverde. “Sinqerisht, është edhe në arkiva, në vitin 2017 kur Fede debutoi me kombëtare, thashë që më kujtoi Steven Gerrardin, i cili ishte shoku im i skuadrës në Liverpool”, tha ai.

“Ai ka aftësi të ngjashme. Një lojtar ‘box-to-box’, që mund të ndryshojë ritmin. Nuk dua të krahasoj, por karakteristikat janë të ngjashme”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës, që tani po aktivizohet te skuadra nga Uruguai, Nacional. Valverde edhe në këtë sezon po tregon formë të lartë te Real Madridi.

24-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 8 paraqitje (6 në La Liga dhe 2 në Ligën e Kampionëve), teksa ka shënuar 4 gola dhe ka regjistruar 2 asistime. 

(Kosova Sot Online )