Arsenal – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 01 October 2022 - 14:17
Arsenal – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare

Pas pauzës shkaku i ndeshjeve të kombëtareve, Premierliga rikthehet në aksion me ndeshjet e javës së nëntë.

Vëmendja për ditën e sotme padyshim se është te derbi i rivalëve lokal, mes Arsenalit dhe Tottenham Hotspur.

Përveçse rivalitet që kanë skuadrat, kjo ndeshje pritet të jetë interesante edhe për faktin se të dy skuadrat londineze po luftojnë për pozitën e parë.

“Topçinjtë” prin në tabelë me 18 pikë, me vetëm një pikë më shumë se Spurs që ndodhen në pozitën e tretë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:30, në “Emirates Stadium”, teksa tani janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

(Kosova Sot Online )