
Lexoni edhe:
PSG ia ofron Messit kontratën e re, zbulohen detajet
FC Prishtina ka bërë paralajmërimin zyrtar për ndeshjen e radhës në Superligë, atë kundër Trepçës ’89.
Klubi kryeqytetas sërish ka njoftuar se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”,
Të premten, klubi i Prishtinës u informua nga Federata e Futbollit e Kosovës se ndeshjet si vendas të muajit tetor duhet t’i zhvillojë diku tjetër.
Këtë të shtunë, “bardhekaltërit” njoftuan se ndeshja ndaj Trepçës ’89, e vlefshme për javën e nëntë, do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.
Madje, klubi prishtinas për këtë ndeshje ka vendosur që hyrja për tifozët të jetë falas.
PSG ia ofron Messit kontratën e re, zbulohen detajetLexoni edhe:
Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:
“FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën ndaj Trepçës ’89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët.
Prishtina vjen në këtë takim pas barazimit të arritur me Dritën me rezultat 0:0 (ndeshje e mbetur e xhiros së tretë).
Skuadra jonë e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi i ka bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje në mënyrë që të rikthehemi te fitoret”.
(Kosova Sot Online )