Brenda ose jashtë, Barça dhe Interi do t’i zhvillojnë 180 minuta “të zjarrtë”

  • S.A /
  • 03 October 2022 - 10:32
Brenda ose jashtë, Barça dhe Interi do t’i zhvillojnë 180 minuta “të zjarrtë”

Gjashtë fitore radhazi për Barcelonën, katër humbje në tetë xhirot e para të kampionatit për Interin.

Nesër, në San Siro, do të përballen njëra kundër tjetrës, në formë diametralisht të kundërt.

“Blaugrana” janë në kulmin e entuziazmit pas fitores ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit dhe pas dështimit të Real Madridit, të cilit ia morën primatin.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri” po kalojnë nëpër një krizë dhe nuk po arrijnë ta kuptojnë se si të dalin prej saj, ndërsa vijnë nga humbja nga Roma në shtëpi.

Kjo është një garë brenda ose jashtë.

Është ende fazë e grupeve, por fakti se do të ketë përballje të dyfishtë, i bie se do të jetë si një garë e eliminimit direkt për Interin e Barçën.

Kjo për faktin se të dyja pritet ta mposhtin Plzenin edhe në ndeshjen e kthimit, ndërsa kanë humbur nga Bayern Munichu.

Pra, gjiganti bavarez e ka thuajse të sigurt kalimin në fazën tjetër si lider, kurse për vendin e dytë do të “luftojnë” gjiganti katalunas dhe ai italian.

Një sfidë e paharruar 180 minutëshe, mes San Siros dhe Camp Nout.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të tregohet më e suksesshme edhe pse “Blaugrana” shihen si favoritë në këtë përballje të dyfishtë.

(Kosova Sot Online )