Superkompjuteri tregon sa % ka shanse Man City për titull të kampionit

  • S.A /
  • 03 October 2022 - 11:37
Superkompjuteri tregon sa % ka shanse Man City për titull të kampionit

Superkompjuteri e sheh Manchester City si favoritin e qartë për titullin e Premierligës pasi mposhti Manchester United. Qytetarët mposhtën fqinjët e tyre me rezultat 6:3, duke shënuar 20 pikë pas tetë raundeve, por Arsenali i Londrës ende kryeson në renditje me 21 pikë, shkruan abcnews.al.

Pavarësisht fillimit të sigurt të Topçinjve, burimi i statistikave Squawka është i bindur se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ndalet skuadra e Josep Guardiola:

Manchester City ka 83% shanse për të fituar kampionatin, ndërsa Arsenali ka vetëm 9%.

Vendin e tretë në listën e pretendentëve e zë fillimi hezitues i Liverpool – më pak se 6%.

(Kosova Sot Online )