Vllaznia në grup me Real Madridin, PSG-në e Chelsean

  • S.A /
  • 03 October 2022 - 14:48
Vllaznia në grup me Real Madridin, PSG-në e Chelsean

Është hedhur shorti i grupeve të Champions League për gra në Nyon të Zvicrës.

Vllaznia ka mësuar fatin e saj ku do të përballet në grup me Chelsea, PSG dhe Real Madrid.

Grupi nuk është aspak i lehtë për ekipin shkodran, por fatit nuk i dihet asnjëherë, ku gjithashtu vajzat e Vllaznisë kanë treguar se kanë karakter dhe forcën e duhur të grupit për të bërë mrekullinë.

(Kosova Sot Online )