Formacionet e mundshme: Bayern Munichu me disa mungesa ndaj Viktoria Plzenit

  • S.A /
  • 04 October 2022 - 08:33
Formacionet e mundshme: Bayern Munichu me disa mungesa ndaj Viktoria Plzenit

Bayern Munichu do të përballet me Viktoria Plzenin në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Allianz Arena”.

Për këtë ndeshjes, Bavarezët do të jenë pa Lucas Hernandez, Kingsley Coman dhe Bouna Sarr që janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Joshua Kimmich dhe Thomas Muller që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në anën tjetër, Plzen nuk do të mund të llogarisë vetëm në Pavel Buchas, që ka karton të kuq.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich: Neuer, Pavard, De Ligt, Upamecano, Davies, Gravenberch, Goretzka, Mane, Musiala, Gnabry, 

Viktoria Plzen: Stanek, Jemelka, Hejda, Pernica, Sykora, Kalvach, Cermak, Havel, Vlkanova, Chory, Mosquera.

(Kosova Sot Online )