Messi është lojtari “më i rrezikshëm” në Evropë, është mbi Haalandin e Mbappen

  • S.A /
  • 04 October 2022 - 10:17
Messi është lojtari “më i rrezikshëm” në Evropë, është mbi Haalandin e Mbappen

Lionel Messi më në fund e ka gjetur formën optimale, pasi e kaloi një sezon dëshpërues me Paris Saint-Germainin.

Ylli argjentinas është duke e demonstruar krejt potencialin e tij në këtë fillim edicioni.

Ai është dominues, me gola dhe me asistime, duke u bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit francez.

Sipas “OptaJavier”, që merret me statistika, numrat e shtatë herë fituesit të Topit të Artë janë më të mirë dhe më të vlefshëm se të lojtarëve të tjerë të mëdhenj si Haaland e Mbappe.

Mes klubit dhe Kombëtares, Messi i ka shënuar 10 gola dhe i ka bërë 8 asistime.

Ai tash duket më rehat në fushë dhe kjo tashmë reflektohet jo vetëm tek numrat e tij, por edhe tek paraqitjet e PSG-së.

Me ardhjen e trajnerit Galtier, në “Parkun e Princave” po praktikohet një lojë më shoqërore dhe kolektive, ku “pleshti” është pjesë thelbësore e saj, së bashku me Neymarin dhe me Mbappen.

Sipas “Opta”, Leo gjeneron gjithsej 5,25 situata të rrezikshme për lojë.

Kjo i përfshin golat, asistimet, goditjet, pasimet dhe driblimet, që kanë ndikim të drejpërdrejt në rezultatin e ekipeve të tij respektive.

Në këtë kuptim, ai i kalon lojtarët tjerë të rëndësishëm që vijnë nga Kontinenti i Vjetër.

Edhe pse Erling Haaland është sensacioni më i madh i futbollit evropian deri tash, me 17 gola dhe me 3 asistime, kontributi i tij duke i përjashtuar golat është më pak i rëndësishëm tek Manchester City sesa i Messit në PSG.

Një aspekt që edhe vetë Pep Guardiola e ka thënë se norvegjezi duhet ta përmirësojë, pra të përfshihet më shumë në aksionet e ekipit dhe të angazhohet më shumë.

Haaland ka nevojë për nëntë “qytetarët tjerë” për të shënuar gola.

Në moshën 35 vjeçare, Messi vazhdon të tregojë se ka gaz në rezervuarin e tij dhe se mund të vazhdojë të mahnitë me lojën e tij.

Edhe pse ai nuk do të jetë golashënuesi më i mirë i sezonit, ndikimi i tij në lojë nuk është një befasi dhe mund të jetë aspekti më pozitiv, si për PSG-në ashtu edhe për “Albiceleste”.

(Kosova Sot Online )