Cassano fyen rëndë Leaon dhe dy yjet e tjerë të Milanit

  • S.A /
  • 04 October 2022 - 14:40
Cassano fyen rëndë Leaon dhe dy yjet e tjerë të Milanit

Antonio Cassano ka zhvleftësuar tre lojtarë të Milanit, të cilët ishin yjet e fitores së fundit të Scudettos, si Rafael Leao, Mike Maignan dhe Theo Hernandez. Ish-sulmuesi është tashmë i njohur për natyrën e tij kontroverse dhe gjithmonë duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes me komente e tij që nuk janë të logjikshme, dhe ai shpesh ka qenë kritik me zë të lartë ndaj Rossonerëve duke qenë se ai nuk ka marrëdhëniet më të mira me tifozët e kuqezinjve. Duke folur në kanalin Bobo TV, Cassano foli për tre lojtarë që aktualisht janë pjesë e bërthamës së Milanit, duke filluar me MVP-në e sezonit të kaluar në Serie A, Rafael Leao.

645353

“Leao as nga larg nuk do të ishte titullar për skuadrat më të mira në Evropë. Ansu Fati dhe Sancho janë në një nivel tjetër, me Portugalinë ai është në stol për Bruno Fernandes dhe Diogo Jotan”, deklaroi ai. “Ai (Leao) e ka prapanicën në vend të kokës. Rashford është larg më i mirë se ai”. “Ju nuk mund ta krahasoni Maignan me Courtois dhe Allison. Theo Hernandez ishte në Real Madrid me Hakimin, në Madrid ata mbajnë lojtarët më të fortë”, ka shtuar më tej Cassano. Performanca e tre lojtarëve të përmendur flet vetë, ashtu si edhe vlera e tyre në treg, madje edhe tifozët rivalë pranojnë se janë ndër më të mirët në botë në pozicionin e tyre. 

(Kosova Sot Online )