Pak para derbit me Barcelonën, tifozët e Interit i vërsulen presidentit Zhang me thirrje protestuese

  • S.A /
  • 04 October 2022 - 16:17
Pak para derbit me Barcelonën, tifozët e Interit i vërsulen presidentit Zhang me thirrje protestuese

Presidenti i Interit, Steven Zhang u kritikua nga një grup i vogël tifozësh përpara një drekë institucionale me drejtorët e Barcelonës sot. Skuadra italiane është detyruar të operojë me një buxhet të reduktuar pas pandemisë COVID-19 duke shitur disa nga lojtarët e tyre më në formë, duke përfshirë Achraf Hakimin, Romelu Lukakun (tani në huazim nga Chelsea), Andrea Pinamonti dhe Cesare Casadei. Tifozët janë gjithnjë e më të pakënaqur edhe për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës këtë sezon. Skuadra e Simone Inzaghit ka humbur pesë ndeshje nga 10 në të gjitha garat dhe presioni është i lartë përpara ndeshjes sontme në Ligën e Kampionëve me Barcelonën.

Sot, një grup tifozësh kritikuan Zhang pas mbërritjes së tij në një restorant në qendër të qytetit të Milanos, ku ai kishte takuar drejtuesit e Barçës në drekën e zakonshme institucionale të organizuar nga UEFA.

Njerëzit që bërtasin ‘Zhang shko në shtëpi’ mund të dëgjohen në një video të publikuar nga Tuttomercatoweb.

Zhang nuk reagoi dhe u nis për në restorant.

Raportimet e fundit në Itali sugjerojnë se Suning po kërkon një partner të mundshëm për të ndarë shpenzimet e Interit ose një grup të interesuar për të blerë një shumicë të aksioneve në klub.

(Kosova Sot Online )