Van de Beek pritet të largohet në janar nga Man Unitedi,

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 18:43
Van de Beek pritet të largohet në janar nga Man Unitedi,

Donny van de Beek pritet që të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të dimrit.

Sipas “90 min”, drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe ua kanë bërë me dije se nuk do të pengojnë largimin e holandezit

Tani, thuhet se e gjithë kjo do të varet nga dëshira e lojtarit për të ndryshuar ekip.

Opsioni më i mundshëm mund të jetë huazimi i Beek te ndonjë klub jashtë Premierligës.

Ndër klubet që shqyrtojnë mundësinë për të nënshkruar me 25-vjeçarin, janë PSV Eindhoven dhe ish-klubi i tij, Ajaxi.

Në sezonin aktual, mesfushori është paraqitur vetëm në 3 ndeshje në Premierligë, por nuk ia doli të lë gjurmë.

Donny van de Beek me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online)