Haaland tek Reali në vitin 2024? Sqaron gjithçka Man City!

  • S.A /
  • 06 October 2022 - 09:47
Haaland tek Reali në vitin 2024? Sqaron gjithçka Man City!

Nga Spanja dje arriti një lajm i jashtëzakonshëm, i cili thoshte se në kontratën e Erling Haalandit me Manchester Cityn është vendosur një pikë, e cila ia mundëson atij t’i bashkohet Real Madridit në vitin 2024.

Por, një lajm i tillë është përgënjeshtruar nga Manchester City.

Sipas “Citizens”, nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim dhe “bisha” do të qëndrojë në “Etihad Stadium” sa më gjatë të jetë e mundshme, raporton “Sky Sports UK”.

Sulmuesi norvegjez iu bashkua këtë verë Manchester Cityt edhe pse kishte mundësi të tjera.

22 vjeçari po e kalon një formë të jashtëzakonshme me kampionin anglez.

Sipas mediave spanjolle, klauzola pro-Real do t’ia mundësonte ish-futbollistit të Salzburgut dhe Borussia Dortmundit që të transferohet në “Santiago Bernabeu” pas dy vjetësh të kaluar në “Etihad Stadium”.

Mbetet të shihet se sa do të zgjasë eksperienca e Haalandit tek City, e cila ka nisur në mënyrë sensacionale.

Ai i ka realizuar 19 gola deri tash këtë edicion.

(Kosova Sot Online )