Ballkani luan sot në udhëtim te Sivasspori, kampioni gati për rezultat pozitiv

  • S.A /
  • 06 October 2022 - 11:00
Ballkani luan sot në udhëtim te Sivasspori, kampioni gati për rezultat pozitiv

Ballkani do të luajë sot (e enjte) në udhëtim te Sivasspori në kuadër të ndeshjes së tretë të grupeve në Ligën e Konferencës. Kampioni i Kosovës ka udhëtuar drejt Turqisë ku do të ndeshet me Sivassporin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Yeni 4 Eylül” me fillim nga ora 18:45. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka treguar lojëra të mira në dy takimet e para të grupit, por pa arritur fitoren. 

Në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj CFR Cluj pranuan gol në minutat shtesë, ndërsa në takimin e dytë në udhëtim te Slavia Praga humben 3-2 përkundër epërsisë në dy raste. Ky takim pritet të jetë i vështirë, por portokall e zinjtë janë gati për të bërë befasinë dhe të rikthehen në shtëpi me rezultat pozitiv. Ballkani për këtë takim do të ketë dy mungesa, Astrit Thaqi i suspenduar dhe Rustem Hoxha i lënduar tash e një kohë të gjatë. 

(Kosova Sot Online )