Gaz lotsjellës e plumba gome nga policia, pezullohet ndeshja në Argjentinë

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 09:14
Gaz lotsjellës e plumba gome nga policia, pezullohet ndeshja në Argjentinë

Pas vetëm 10 minutave të zhvilluar, është ndërprerë ndeshja në Argjentinë mes Boca Juniors dhe Gimnasias.

Kjo pasi që policia përdori plumba goma dhe gaz lotsjellës, i cili hyri në stadium dhe lojtarët nuk mund të merrnin frymë/

Nuk dihet se a ka të lënduar në këtë rast, por ndeshja është ndërprerë dhe nuk është caktuar një datë për rizhvillimin e saj.

(Kosova Sot Online )