Distria Krasniqi garon sot në Kampionatin Botëror të xhudos

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 09:24
Distria Krasniqi garon sot në Kampionatin Botëror të xhudos

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi do të garojë sot në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Krasniqi në katëgorinë deri në 52 kilogramë e kaloi raundin e parë pa luftë, kurse në të dytin do të ketë punë me xhudisten nga Kina, Hsu Lin Hsuan.

Në përgjithësi, Kosova merr pjesë me katër xhudistë në këtë Botëror. Përveç Distrias, do të garojnë edhe Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).

(Kosova Sot Online )