Për 30 sekonda, Distria kualifikohet në raundin e tretë

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 09:27
Për 30 sekonda, Distria kualifikohet në raundin e tretë

Me shumë lehtësi, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Në raundin e dytë, Krasniqi eliminoi xhudisten, Lin Hsuan Hsu me IPPON brenda 30 sekondave.

Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette.

Distria Krasniqi po udhëhiqet nga trajnerja Majlinda Kelmendi në këtë Botëror. 

(Kosova Sot Online )