BNE e kërkon kualifikimin në Major sot, përballet me ekipin rus që e ka selinë në Beograd

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 09:44
BNE e kërkon kualifikimin në Major sot, përballet me ekipin rus që e ka selinë në Beograd

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen shumë të rëndësishme në kualifikimet për turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022. Ata do të përballen sot me fillim nga ora 14:30 me ekipin rus që e ka selinë në Beograd të Serbisë, Spirit.Spirit momentalisht gjendet në vendin e 15-të në renditjen botërore në lojën CS:GO.

Kujtojmë se BNE ka dy fitore dhe një humbje, teksa në rast të fitores sot, do të kualifikohej në Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit. Nëse mposhten sot, djemtë kosovarë do ta kenë edhe një mundësi të fundit për kualifikim nesër. 

(Kosova Sot Online )