E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 10:07
E jashtëzakonshme Distria Krasniqi, kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Uzbekistan. Xhudistja kosovare triumfoi me IPPON ndaj italianes Giuffrida Odetta në raundin e tretë. Odetta mori tri penalizime, duke e humbur kështu duelin.

Kështu, Krasniqi është kualifikuar në fazën çerekfinale, ku do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt. Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

(Kosova Sot Online )