Infantino: Të drejtat e punëtorëve të Katarit janë përmirësuar

  • G.G /
  • 07 October 2022 - 13:36
Infantino: Të drejtat e punëtorëve të Katarit janë përmirësuar

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se mikpritja e Kupës së Botës në Katar ka ndihmuar në vendosjen e Katarit në hartën ndërkombëtare, duke shkaktuar një përmirësim të ndjeshëm në të drejtat e punëtorëve në vend.

Duke folur në Samitin Botëror të Inovacionit për Shëndetin në Doha, presidenti i FIFA-s shpjegoi se Katari është bërë me të vërtetë një qendër në botë.

“Ne folëm për punëtorët, të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat e njëriut, janë ngritur disa kritika me të drejtë, dhe ndryshimet kanë ndodhur”, tha Infantino.

Numri 1 i FIFA-s i referohej largimit të më së shumti problemeve me sistemin kafala dhe krijimi i pagave minimale si dy ndryshime kyçe në Katar.

Ai përmendi gjithashtu risitë si kostumet që freskojnë punëtorët në ditët e nxehta.

(Kosova Sot Online)