Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos

  • G.G /
  • 07 October 2022 - 14:31
Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos

Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë zuri vendin e tretë, pasi në luftë për medaljen e bronztë e mundi xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

Dueli shkoi në “Golden Score”, teksa izraelitja mori tri penalizime.

Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.

Në çerekfinale me sukses triumfoi me një waza-ari ndaj xhudistes nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Por, në gjysmëfinale, Distria u mund në “Golden Score” nga xhudistja britanike, Chelsie Giles.

(Kosova Sot Online)