Lexoni edhe:
Lajçak: Situata në Ballkan shumë më e keqe se 5 vite më parë
Një ëndërr e quajtur Evropë. Ballkani ka arritur ta realizojë atë. Të enjten mbrëma, duke shënuar fitore në një ndeshje “piroteknike” në fushën e turqve të Sivassporit, e ka shkruar historinë: u bë klubi i parë kosovar që regjistron fitore në një garë evropiane. Një arritje që shkon përtej imagjinatës pasi kjo është herë e parë që Ballkani po merr pjesë në garat evropiane. Portali “Goal.com” në versionin e tij italian ia ka kushtuar një shkrim kampionit kosovar, të cilin e ka ngritur në qiellin e shtatë. “Ky është një tjetër objektiv i madh i arritur nga një popull që dëshiron të njihet dhe ta ngre flamurin e tij në piedestalin e ‘Kontinentit të Vjetër’ edhe falë futbollit”, shkruan portali i njohur i futbollit. Para triumfit me Sivassporin, Ballkani tashmë ishte bërë klubi i parë ndonjëherë kosovar që shkon në fazën e grupeve të një gare evropiane. Pasi ishte inkuadruar në ligën elitare kosovare pesë vjet më parë, në fund të sezonit të fundit, klubi nga Suhareka, një qytet me 10 mijë banorë dhe 57 kilometra nga Prishtina, arriti ta fitonte titullin e parë dhe historik të kampionit të Kosovës. Më pas, gëzimi i madh evropian: hap pas hapi, deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.U eliminua nga lituanezët e Zalgirisit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, por Ballkani nuk u dorëzua dhe e tregoi veten në garën ku po merr pjesë tani.
Lajçak: Situata në Ballkan shumë më e keqe se 5 vite më parëLexoni edhe:
I mposhti la Fioritan nga San Marino, Klaksvikun e Ishujve Faro dhe Shkupin, nga fqinjët e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, u bë klubi i parë nga Kosova që e prek fazën e grupeve. Atje është duke e treguar po ashtu vlerën e tij: barazim kundër Clujit, humbje në fund nga Slavia Praga dhe një natë historike në Turqi, shkruan tutje “Goal”. “Jo vetëm për mua, por për krejt futbollin e Kosovës: të luash në fazën e grupeve ishte një ëndërr e ndjekur gjithmonë. Është një premi për futbollin tonë, i cili ka nxjerrë shumë lojtarë të nivelit të lartë, të cilët luajnë në top kampionate si në Serie A e La Liga”, thoshte në muajin shtator për “Goal.com” kapiteni Armend Thaqi, i cili e realizoi një gol maestral për ta barazuar rezultatin me Sivassporin, ndërsa kishte shënuar edhe ndaj Clujit dhe po gëzon formë jetësore, duke dhuruar kohë pas kohe edhe asistime.
“Ballkani është një klub nga Suhareka, një vend që e ka përjetuar tmerrin në luftën e Kosovës. Gjatë konfliktit, më saktësisht më 26 mars 1999, disa policë serbë i kishin masakruar 48 persona aty, përfshirë këtu edhe 14 të moshës nën 15 vjeç, 46 prej tyre nga familja Berisha. Viktimat ishin futur në një piceri dhe aty ishin lëshuar dy bomba dore. Para se t’i largonte trupat nga piceria, policia kishte gjuajtur në secilin që shihte që kishte shenja jete. Trupat e viktimave më pas ishin transportuar në Serbi dhe u varrosën në varre masive në afërsi të një stacionit të policisë në Batajnicë, afër Beogradit, për t’u zbuluar më pas tri vjet më vonë. Ky ishte rasti i parë i krimit të luftës së Serbisë i zbuluar pas vdekjes së Millosheviçit”, vazhdon tutje shkrimi i “Goal”. Sot, Ballkani po e transformon hap pas hapi ëndrrën e klubit dhe të tifozëve të tij. Stadiumi në Suharekë mund t’i presë më së shumti 1500 tifozë dhe për këtë arsye skuadra e Ilir Dajës ndeshjes si vendës në garat evropiane i luan në Prishtinë, në stadiumin e quajtur “Fadil Vokrri”, ish-president i Federatës dhe legjendë e futbollit kosovar. Shuarja e tij në vitin 2018 shkaku i një infarkti e ka lënë një dhimbje të thellë në futbollin e Kosovës.
“Fadil Vokrri është frymëzimi ynë, një person që krejt jetën ka punuar fort dhe ka luftuar për futbollin tonë që ai të pranohet në FIFA e UEFA. Lojtarët si unë që e kanë pasur fatin ta njohin e kujtojmë vendosmërinë dhe kokëfortësinë që e ka pasur në zhvillimin e futbollit tonë. Do të jetë gjithmonë i kujtuar dhe në mendjet tona. Do t’ju tregojmë gjeneratave të reja se kush ishte Fadil Vokrri. Do ta nderojmë jetën dhe karrierën e tij përmes sukseseve dhe kulturës sportive sa herë që zbresim në fushë”, kishte shtuar Armend Thaqi. 8 shtator 2022, një ditë historike për Ballkanin dhe për Kosovën. 8 shtator 2022. Një ditë historike për Ballkanin dhe për lëvizjen e futbollit të Kosovës.
Shpërthim masiv, shkatërrohet një pjesë e urës me rëndësi strategjike për RusinëLexoni edhe:
Kjo ishte dita e debutimit në një kompeticion evropian, më saktësisht në fazën e grupeve. Në Prishtinë, në tokën e tyre, përpara tifozëve të tyre, shkruan “Goal”.E më pas, 6 tetor 2022, nata e triumfit të parë. Për t’i fërkuar sytë. “Për mua është një nder që jam kapiten i kësaj skuadre. Pasi u kualifikuam në fazën e grupeve, kemi ushtruar për ta eliminuar krejt presionin: kjo është arsyeja se përse luajmë me qetësi. Ju kam thënë shokëve të skuadrës para debutimit, që e kemi bërë një arritje historike. Por, përkundër kësaj, nuk kemi kohë të vetëkënaqemi. Duhet të bëjmë gjithmonë e më shumë sepse kjo skuadër mund të bëjë edhe më mirë: kjo është parë në ndeshjet që i kemi luajtur”, ka vazhduar mbrojtësi i djathtë kosovar.
Një rezultat i jashtëzakonshëm për klubin që ishte themeluar në Luftën e Dytë Botërore, në vitin 1947, me emrin Rinia, para se ta ndërronte emrin në vitin 1965 pas blerjes së klubit nga kompania kimike e Suharekës.
Shumë vite në ligat më inferiore para debutimit në ligën elitare të Kosovës në vitin 1974.Më pas, në vitet e 90-ta vendimi për të mos vazhduar për të marrë pjesë në garat e organizuara nga ish-Jugosllavia dhe për të luajtur në ligën kosovare, që nuk ishte e njohur ndërkombëtarisht. Më 2008, në vitin e pavarësisë së Kosovës, Ballkani u bë edhe zyrtarisht pjesë e ligës elitare të futbollit në shtetin e tij. Sezoni 2016/17 e përfaqëson një moment historik: mbi të gjitha falë Vokrrit, FIFA dhe UEFA e zyrtarizuan futjen e futbollit të Kosovës në kompeticionet ndërkombëtare, një shteti që sot njihet nga 98 shtete të Kombeve të Bashkuara. “Jemi duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme që kur e kemi arritur këtë rezultat historik. Jemi krenarë që e kemi bërë këtë në atë që e konsiderojmë si vendit më të bukur në botë. Përpos futbollit, skuadra e jonë e ka demonstruar se meriton respekt të madh për atë që e kemi bërë në fushë”, përfundoi Thaqi për “Goal”. Për gjashtë vjet, kampionati nacional i Kosovës i ka parë pesë fitues të ndryshëm. I fundit ishte pikërisht Ballkani, i cili pasi e fitoi titullin vendor, i ka zgjeruar kufijtë futbollistikë të Kosovës drejt një horizonti të ri. Kualifikimi i parë, goli i parë, pika e parë, fitorja e parë, por me ndjenjën e pastër që nuk dëshiron të ndalet. Këtë e thotë edhe kapiteni Armend Thaqi.
(Kosova Sot Online )