Fotografia e Leo Messit më e kërkuar, në treg të zi shkon deri në 300 euro – qeveria argjentinase i shkruan kompanisë Panini

  • S.A /
  • 08 October 2022 - 16:02
Fotografia e Leo Messit më e kërkuar, në treg të zi shkon deri në 300 euro – qeveria argjentinase i shkruan kompanisë Panini

Qeverisë në Argjentinë i është dashur të ndërmjetësonte me kioskat në vendin e tyre, por dhe kompanisë që prodhon fotografitë, Panini, sepse ka pakënaqësi tek banorët e vendit të Amerikës së Jugut për shkak të numrit të vogël të kopjeve të fotografive, veçanërisht të Lionel Messit. Përkatësisht, kompania italiane Panini ka nxjerrë në treg një album me fotografi të futbollistëve në prag të Botërorit që fillon muajin e ardhshëm në Katar, ndaj argjentinasit presin me orë të tëra në radhë para kioskave për të blerë pako me fotografi.

Njëkohësisht çmimi në “tregun e zi” po thyen rekord, pasi në internet është ofruar një foto e Messit, kapitenit të kombëtares së Argjentinës, me një çmim rreth 300 euro.Me ato para, është e mundur të blini deri në 300 pako në kioskat në Argjentinë, ndërsa mediat lokale raportojnë se disa po shesin fotot të rreme të Messit.

Meqë ra fjala, shitjet e albumeve janë 42 për qind më të larta në krahasim me Botërorin e mëparshëm në vitin 2018, sepse argjentinasit e dinë se ky është Botërori i fundit në të cilin do të luajë 35-vjeçari Messi. Shumë tifozë besojnë se Argjentina më në fund mund të bëhet kampione e botës pasi fitoi Kupën e Amerikës vitin e kaluar duke mundur Brazilin në finale. Le t’ju kujtojmë, për të mbushur albumin nevojiten më shumë se 600 foto.

(Kosova Sot Online )