Mbappe s’është i kënaqur me trajnerin e ri, s’po luan në pozitën e tij natyrale

  • 10 October 2022 - 11:17
Mbappe s’është i kënaqur me trajnerin e ri, s’po luan në pozitën e tij natyrale

Kylian Mbappe e ka shprehur pakënaqësinë e tij për trajnerin e ri, Christophe Galtier. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le Parisien”. Në fakt, kampioni i botës me Francës nuk është i kënaqur me pozitën në të cilën po e vendos të luajë trajneri i ri. 

Kjo nuk korrespondon me premtimet që i ishin dhënë ish-futbollistit të Monacos kur e kishte nënshkruar kontratën e re me parisienët para fillimit të sezonit. Mbappe ka mbetur nën hije të lojtarëve në super-formë, Leo Messi dhe Neymar.

(Kosova Sot Online )