Donjeta Sadiku është gati për Kampionatin Evropian të boksit

  • S.A /
  • 11 October 2022 - 12:14
Donjeta Sadiku është gati për Kampionatin Evropian të boksit

Medalistja botërore në boks në kategorinë e 60 kilogramëve, Donjeta Sadiku se bashku me selektorin Faton Xhakli dhe trajneren Marjola Sallauka nesër me 12 tetor 2022 udhëtojnë  ë Kampionatin Evropian për seniore që mbahet në Budva (Mali i Zi). Ky eveniment do të mbahet nga data 14 deri më 23 tetor, ndërsa boksierja jonë shpresojnë që të fitojë medaljen e artë. Sipas trajneres Marjola Sallauka, Donjeta është në formë të mire dhe e përgatitur maksimalisht për këtë kampionat Evropian. Ajo shpreson dhe beson se nga ky kampionat Evropian, Sadiku do të kthehet si kampione me medalje të artë.

Duhet cekur se boksierja ka qenë kampione evropiane juniore dhe nënkampione e Evropës për të reja (Youth), edhe këtë vit presim që Donjeta të kurorëzohet me titullin e kampiones së Evropës dhe me medaljen e artë edhe si sendore. 

(Kosova Sot Online )