Muriqi do të dënohet me dy ndeshje moslojë

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 15:09
Muriqi do të dënohet me dy ndeshje moslojë

Mallorca duhet të përgatitet ta gjejë alternativën e Vedat Muriqit për ndeshjet e ardhshme.

Sulmuesi kosovar u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Pizarro Gomez në ndeshjen e zhvilluar ndaj Elches pasi e sulmoi fizikisht lojtarin Pere Milla.

Kështu, prizrenasi do të suspendohet me një deri në tri ndeshje.

Sipas mediave spanjolle, Komisioni mund ta dënojë përfaqësuesin kosovar deri në dy ndeshje.

Me këtë rast, futbollisti i Mallorcas mund të mungojë në ndeshjet me Sevillën dhe Real Sociedadin.

Muriqi ishte protagonist mbrëmë pasi fillimisht e humbi penalltinë, pastaj shënoi në penalltinë e dytë dhe në fund u ndëshkua me karton të kuq. 

(Kosova Sot Online)