Trajneri i Chelseat: Penalltia dhe skuqja e Tomorit, situata të rëndësishme për ne

  • S.A /
  • 12 October 2022 - 09:05
Trajneri i Chelseat: Penalltia dhe skuqja e Tomorit, situata të rëndësishme për ne

Trajneri i Chelseat, Graham Potter ka folur për fitoren e mbrëmshme të ekipit të tij me rezultat 2:0 ndaj Milanit në udhëtim. Sipas tij, penalltia dhe kartoni i kuq që iu dha Fikayo Tomorit ishte një situatë e rëndësishme për skuadrën londineze.

Më pas, “Blues” e menaxhuan me kujdes dhe pa problem epërsinë numerike dhe atë prej një goli.

“Ta kesh në atë moment një të kuq dhe një penallti, është një situatë e rëndësishme. Është e qartë se ai rast ndikoi dhe e ndëshkoi Milanin për ato që dëshironte t’i bënte. Nuk ishte e lehtë të luanim këtu edhe kundër 10 lojtarëve. Megjithatë, mendoj se bëmë punë të mirë edhe kur ishim 11 kundër 11. Gjyqtari e ka marrë një vendim dhe ne vetëm duhet ta pranojmë”, deklaroi trajneri i Chelseat në konferencë për shtyp. 

(Kosova Sot Online )