Pioli: Jemi të mllefosur dhe të mërzitur, ajo s’është kurrë penallti dhe kurrë për karton të kuq

  • S.A /
  • 12 October 2022 - 09:22
Pioli: Jemi të mllefosur dhe të mërzitur, ajo s’është kurrë penallti dhe kurrë për karton të kuq

Stefano Pioli ndihet mjaft i mllefosur në referin pas ndeshjes së mbrëmshme, ku Milani u mposht nga Chelsea me rezultat, 0:2.

“Rossoneri” konsiderojnë se u dëmtuan në rastin e Fikayo Tomorit, kur qendërmbrojtësi anglez u ndëshkua me karton të kuq dhe me këtë rast u dha penallti për “Blues”.

“Ajo që është dashur t’ia them referit, ia thash në fund të ndeshjes. Mëkat, pasi në minutat e parë e kisha atë ndjenjën që skuadra po e drejtonte dhe menaxhonte mirë lojën. Fatkeqësisht, ai rast na vuri në vështirësi, edhe pse në 2-3 raste e patëm mundësinë të hynim në lojë:, deklaroi fillimisht trajneri i Milanit për “Sky”.

“Natyrisht, jemi të mllefosur dhe të mërzitur. Dëshironim ta nxirrnim një rezultat pozitiv, por ë luash për 80 minuta në inferioritet numerik ishte një mëkat. U treguam naivë në nivelin defanziv. Sidoqoftë, ajo nuk ishte kurrë një penallti dhe kurrë për ndëshkim me karton të kuq”, vazhdoi Pioli, i cili beson megjithatë se Milani mund të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )