Guardiola: E vështirë ta fitosh Ligën e Kampionëve, aty është gjithmonë Reali

  • S.A /
  • 12 October 2022 - 13:20
Guardiola: E vështirë ta fitosh Ligën e Kampionëve, aty është gjithmonë Reali

Pep Guardiola ka folur për synimet e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

Trajneri spanjoll e pranon se kjo do të jetë mjaft e vështirë për t’u arritur pasi aty ka gjithmonë klube të mëdha konkurrente, siç është Real Madridi. Ish-trajneri i Barcelonës e komentoi edhe barazimin pa gola me Copenhagen në fazën e grupeve të Championsit mbrëmë.

“Liga e Kampionëve është mjaft e vështirë për t’u fituar sepse Real Madridi është gjithmonë aty. Ajo që e kemi marrë ndaj Copenhagen është një pikë e mirë sepse nuk është e lehtë të fitosh në fund në një ndeshje 10 kundër 11. Jam mjaft i kënaqur me prezantimin e skuadrës”, deklaroi Guardiola.

“Haaland? E ka mbyllur lojën kundër Southamptonin me një lodhje të madhe dhe në ditët e fundit s’e ka marrë ende veten. Sot ishte më mirë, por meni vendosur ta pushojmë dhe të mos rrezikojmë me të”, përfundoi Pep.

(Kosova Sot Online )