Merret vendimi për Muriqin, pas kartonit të kuq që e mori të hënën

  • S.A /
  • 12 October 2022 - 13:30
Merret vendimi për Muriqin, pas kartonit të kuq që e mori të hënën

Vedat Muriqi është suspenduar me dy ndeshje moslojë. Sulmuesi kosovar ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq nga gjyqtari Pizarro Gomez në ndeshjen e zhvilluar ndaj Elches pasi e kishte goditur një kundërshtar me dorë derisa po priste t’i vinte topi. Muriqi me këtë rast do t’i humbë dy ndeshjet e radhës së ekipit ishullor, kundër Sevillës ne “Son Moix” këtë të shtunë dhe kundër Real Sociedadit në Donosti të mërkurën tjetër. Kjo pa dyshim do të jetë një mungesë e madhe për Mallorcan duke e pasur parasysh se Muriqi është golashënuesi më i mirë i ekipit deri tash me 4 gola nga 8 ndeshje.

Prizrenasi e humbi një penallti fillimisht, ndërsa më pas e shndërroi në gol një tjetër 11 metërsh para se të përjashtohej nga loja me karton të kuq.  Ai i Muriqit është kartoni i kuq i Mallorcas këtë sezon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muriqi ka kërkuar falje për veprimin e që e bëri. Trajneri Javier Aguierre do të mendojë për alternativa të kosovarit, ndërsa në opsion janë Ángel Rodríguez e Abdón Prats. 

(Kosova Sot Online )