“Gjeniu i futbollit”, goli i Rudigerit ndaj Shakhtarit konfirmon Kroosin si njërin nga lojtarët më inteligjent të të gjitha kohërave

  • S.A /
  • 12 October 2022 - 16:17
“Gjeniu i futbollit”, goli i Rudigerit ndaj Shakhtarit konfirmon Kroosin si njërin nga lojtarët më inteligjent të të gjitha kohërave

Toni Kroos është cilësuar si një gjeni i futbollit pasi udhëzimi apo këshilla e tij solli golin që i siguroi Real Madridit kalimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve. Kampionët në fuqi të Evropës barazuan 1-1 kundër Shakhtar Donetsk, me Antonio Rudiger që shënoi golin e barazimit në minutat shtesë të takimit.

Por, megjithëse Rudiger ishte i guximshëm si kurrë më parë, duke përfunduar edhe i gjakosur pas golit, Kroos ishte njeriu që orkestroi golin e barazimit.

Në minutat shtesë, Reali ishte në zotërim të topit në mesin e fushës dhe topi ishte te këmbët e mesfushorit gjerman.

Nën presionin e vogël nga Shakhtar, Kroos tundi duart lart në një përpjekje për ta këshilluar dhe bërë Rudigerin të bashkohej me sulmin.

Reprezentuesi gjerman dëgjoi udhëzimin e bashkëkombësit të tij duke ia dhënë një ndihmë në sulm kapitenit Karim Benzema, por edhe të tjerëve.

Kroos më pas jepi një kros të shkëlqyer drejt në kokën e ish-lojtarit të Chelseat, goditja me kokë e të cilit fillimisht përfundoi jashtë, ndërsa një aksion më vonë përfundoi në rrjetë.

Ky moment ka bërë që Kroos të cilësohet si gjeni i futbollit nga shumë tifozë, të cilët kanë pushtuar rrjetet sociale me lëvdata drejt gjermanit.

(Kosova Sot Online )