Ballkani synon ta vazhdojë mrekullinë evropiane

  • A.P /
  • 13 October 2022 - 14:53
Ballkani synon ta vazhdojë mrekullinë evropiane

Ballkani do të mundohet ta vazhdojë rrugëtimin e mrekullueshëm në Ligën e Konferencës. Therandasit do ta presin sonte Sivassporin, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve. Kampioni kosovar do të mundohet ta përsërisë lojën dhe rezultatin e javës së kaluar, kur e mposhti ekipin turk në udhëtim

Ballkani do të mundohet ta vazhdojë edhe sonte rrugëtimin e mrekullueshëm në Ligën e Konferencës.

Kampioni kosovar do të përballet me Sivassporin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve.

Përballja e dytë në mes të këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i cili pritet të jetë i stërmbushur

Therandasit e mposhtën ekipin turk në udhëtim javën e kaluar dhe tash do të mundohen ta përsërisin atë paraqitje dhe ta nxjerrin një tjetër rezultat të favorshëm.

Trajneri Ilir Daja ka thënë se kjo lojë do të jetë edhe më e vështirë se ajo e luajtur në Sivas javën e kaluar.

Sidoqoftë, me angazhimin e të gjithëve, trajneri shqiptar beson se Ballkani do të festojë në fund.

Nga ana tjetër, turqit kanë ardhur në Prishtinë me objektiv fitoren po ashtu, të cilën s’e arritën në shtëpi.

Ata vlerësojnë se në këtë grup nuk ka favorit dhe se secili ekip mund ta mposht tjetrin.

Edhe tabela, ku katër ekipet i kanë nga 4 pikë, e tregon më së miri balancin e këtij grupi

Ballkani i ka përpara vetes edhe tri ndeshje, si tri finale, për ta siguruar një tjetër kualifikim historik, në fazën tjetër.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Sivassporit, e vlefshme për Grupin G do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online)