Pranimi i golave në minutat e fundit, problem serioz i Ballkanit në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 14 October 2022 - 13:14
Pranimi i golave në minutat e fundit, problem serioz i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Ballkani dje u mposht me përmbysje nga Sivasspori në kuadër të xhiros së katët të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Ekipi suharekas ishte duke avancuar 1:0 për 72 minuta, por i humbi të tri pikët në fund të ndeshjes. Fillimisht Arslan barazoi 1:1 në minutën e 72-të, para se Angielski të shënonte golin e fitores në minutën e 81-të. E pranimi i golave në 20 minutat e fundit në Ligën e Konferencës është shndërruar në problem serioz për kampionin e Kosovës. Nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, në tri prej tyre ka pranuar gola në 20 minutat e fundit.

Fillimisht në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ndaj Cluj, Ballkani pranoi golin e barazimit në minutën e parë të kohës shtesë. Në Çeki ndaj Slavia Prague të pesë golat u shënuan në pjesën e parë. Në Turqi ndaj Sivassporit, Ballkani pësoi gol në minutën e 75-të dhe në minutën e parë shtesë, por që arritën të realizonin sërish për t’iu gëzuar fitores. E edhe mbrëmë në “Fadil Vokrri”, Ballkani pësoi gola në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Në nëntë golat e pranuar, pesë prej tyre kanë ardhur pas minutës së 70-të, ndërsa Ballkani ka mbrojtjen e katërt më të dobët nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës. Mbrëmë pas ndeshjes, edhe trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e përmendi orarin e ngjeshur dhe lodhjen fizike të lojtarëve si një faktor kyç të rezultatit. Ballkanit i mbeten edhe dy ndeshje në Ligën e Konferencës dhe nëse i fiton të dyjat, kualifikohet në fazën tjetër. 

(Kosova Sot Online )