Ekipi i madh turk do ta synojë transferimin e Ronaldos në fund të sezonit

  • S.A /
  • 14 October 2022 - 14:33
Ekipi i madh turk do ta synojë transferimin e Ronaldos në fund të sezonit

Cristiano Ronaldo nuk dihet nëse do ta vazhdojë karrierën te Manchester United, pasi shpesh ai ka paraqitur pakënaqësitë e tij.

Mediat turke raportojnë se Galatasaray është i interesuar për sulmuesin portugez, por jo për në merkaton e dimrit.

Klubi turk do të tentojë për Ronaldon në fund të sezonit kur kontrata e tij të përfundojë, gjithmonë nëse ai nuk do të transferohet diku tjetër në janar.

(Kosova Sot Online )