Ishte më i miri në Old Traford, Manchester United bën ofertë për yllin e Omanias

  • S.A /
  • 14 October 2022 - 14:41
Ishte më i miri në Old Traford, Manchester United bën ofertë për yllin e Omanias

Manchester United ka arritur fitore me shumë vështirësi 1-0 ndaj skuadrës qipriote Omania në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar me shifrat 1-0, falë një goli të shënuar në minutat shtesë nga Scot McTominay.

United dominoi në këtë takim, por portieri i mysafirëve, Francis Uzoho bëri ndeshjen e jetës duke bërë hiq më pak se 12 pritje në këtë përballje. Kjo ka bërë në fund të ndeshjes nigeriani të marrë edhe duartrokitjet nga tifozët e United, skuadër që Uzoho e pëlqen. 23-vjeçari në fund të ndeshjes pas konferencës për shtyp bëri një foto edhe me trajnerin Erik Ten Hag, por ai së shpejti holandezin mund ta ketë trajner të tij.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Djajtë e Kuq kanë nisur menjëherë pas ndeshjes bisedimet me Omanian për portierin e talentuar.

United është gati të ofrojë dy milionë euro për transferimin e Uzohos në Old Traford që të jetë ai zëvendësues i David De Geas. Në fakt Uzoho është zëvendësues edhe te Omania, por vetëm pas lëndimit të portierit Fabinho ka mbrojtur dhe menjëherë ka zgjuar interesimin e një skuadre të madhe si United. Portieri në fund të ndeshjes u përgëzua edhe nga yjet e United si Cristiano Ronaldo e David e Gea për ndeshjen e madhe që zhvilloi.

(Kosova Sot Online )