Barcelona vazhdon t’i bëj presion Frenkie de Jongut për tu larguar nga Camp Nou

  • S.A /
  • 15 October 2022 - 10:25
Barcelona vazhdon t’i bëj presion Frenkie de Jongut për tu larguar nga Camp Nou

Frenkie de Jong vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij te Barcelona. Mesfushori holandez ishte ndër emrat më të përfolur në afatin kalimtar veror, për një largim të mundshëm nga Camp Nou, por në fund ishte vet futbollisti që refuzoi të gjitha ofertat. Por drejtuesit e Barcelonës vazhdojnë të insistojnë për shitjen e lojtarit edhe pse vet holandezi dëshiron qëndrimin në klub. 25-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2026 dhe është më i paguari në klub, por ai nuk ka luajtur shumë këtë sezon.

De Jong është lojtari që nga shitja e tij Barcelona arkëton shumë para dhe kjo është arsyeja që drejtuesit e klubit katalunas dëshirojnë shitjen e tij.

Barcelona synon që ta shes yllin e tyre në janar dhe nga largimi i tij synojnë të marrin 80 milionë euro.

Shumë skuadra të mëdha evropiane janë pas holandezit, përfshirë Chelsean, Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich.

Gjithsesi tani duket se edhe De Jong ka vendosur të largohet pasi hapësirat për të janë të limituara këtë sezon.

(Kosova Sot Online )