Drita vazhdon si e pamposhtur, fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

  • S.A /
  • 15 October 2022 - 15:44
Drita vazhdon si e pamposhtur, fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

Drita vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje në Superligën e Kosovës. “Intelektualët” sot regjistruan fitoren e tetë sezonale, krahas tri barazimeve. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu shënoi fitore në udhëtim ndaj Dukagjinit, në kuadër të javës së 11-të. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores pë gjilanasit e shënoi Ardian Limani, në minutën e gjashtë.

Vlen të theksohet se Besnik Krasniqi u përjashtua me të kuq në këtë ndeshje, në minutën e 89-të.

Drita pas kësaj fitore ka 27 pikë dhe vazhdon të jetë lidere në tabelë, kurse Dukagjini renditet i nënti me tetë pikë.

(Kosova Sot Online )