Pas humbjes nga Real Madridi, Laporta u përball me gjyqtarët pasi ishte i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë

  • S.A /
  • 17 October 2022 - 10:08
Pas humbjes nga Real Madridi, Laporta u përball me gjyqtarët pasi ishte i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, raportohet se ishte përfshirë në një përplasje me zyrtarët e ndeshjes pas përfundimit të “El Clasicos”. Derbi i zhvilluar të dielën në “Santiago Bernabeu” përfundoi me fitoren 3:1 të Real Madridit.Pas humbjes, Laporta ishte i nervozuar dhe raportohet ishte futur në dhomën e gjyqtarëve. Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Jose Maria Sanchez Martinez, hodhi poshtë pretendimet e Barcelonës për një penallti për një faull brenda zonës ndaj sulmuesit, Robert Lewandowski.

Ai dha një penallti në fundin e ndeshjes për “Los Blancos” pas ndërhyrjes së Eric Garcias në Rodrygon, me këtë të fundit që pastaj shënoi nga pika e bardhë.

Sipas raportimeve, Laporta ka hyrë vazhdimisht në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve pas ndeshjes, për të kërkuar përgjigje mbi vendimet.

Gazetari nga “SPORT”, Samuel Marsden, raportoi se në raportin e gjyqtarit rreth ndeshjes thuhet se Laporta hyri në dhomë dhe kërkoi vazhdimisht shpjegime për disa vendime derisa iu kërkua që të largohej pa raportuar incidente të mëtejshme. 

(Kosova Sot Online )