Messi zbulon favoritët për të triumfuar në Kampionatin Botëror

  • S.A /
  • 17 October 2022 - 09:49
Messi zbulon favoritët për të triumfuar në Kampionatin Botëror

Lionel Messi mendon se Brazili dhe Franca janë favoritët kryesorë për të triumfuar në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Në një intervistë për mediumin argjentinas “DIRECTV”, 35-vjeçarit iu kërkua të tregonte se cila kombëtare është favorite për t’u shpallur kampione bote. Messi zgjodhi Brazilin e Neymarit dhe Francën e Mbappes, dy bashkëlojtarëve të tij te Paris Saint-Germaini.

“Sa i përket favoritëve, ka ekipe të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia, Spanja dhe jam i sigurt se po i harroj disa. Por, nëse më duhet të them një ose dy, sot mendoj se Brazili dhe Franca janë dy kandidatët e mëdhenj për këtë Botëror”, tha shatë herë fituesi i “Topit të Artë”. Pas fitimit të Kupës së Amerikës në vitin 2021 dhe fitores kundër Italisë në “Finalissima 2022”, Argjentina konsiderohet nga të tjerët ndër favoritët për të triumfuar në Botërorin e këtij viti, që do të mbahet në datat 20 nëntor – 18 dhjetor.

Vlen të theksohet se Argjentina nuk njeh humbje që 35 ndeshje radhazi në të gjitha grat, me bilanc prej 26 fitoreve dhe 9 barazimeve. 

(Kosova Sot Online )