Rinovimi i kontratës së Benzemas me Realin është vetëm çështje kohe

  • S.A /
  • 17 October 2022 - 11:53
Rinovimi i kontratës së Benzemas me Realin është vetëm çështje kohe

Karim Benzema pritet që të jetë pjesë e Real Madridit për së paku edhe një sezon tjetër.

Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, është vetëm çështje kohe se kur do të zyrtarizohet marrëveshja e re mes palëve.  Benzema pritet që të rinovojë kontratën deri më 30 qershor 2024.

Kontrata aktuale e 34-vjeçarit skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Reprezentuesi i Francës vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te Real Madridi.

Ai së fundmi u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” pas fitores 3:1 kundër Barcelonës të dielën. Benzema ishte autor i një goli. Ish-sulmuesi i Lyonit pritet që të fitojë edhe “Topin e Artë” këtë të hënë.

(Kosova Sot Online )