Presidenti i Barcelonës do të gjobitet shkaku i sjelljeve të tij pas përfundimit të “El Clasicos”

  • S.A /
  • 17 October 2022 - 12:25
Presidenti i Barcelonës do të gjobitet shkaku i sjelljeve të tij pas përfundimit të “El Clasicos”

Real Madridi doli fitues 3-1 në “El Clasico” të dielën, por siç ndodh zakonisht, ndeshja nuk kaloi pa polemika.

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, u përfshi në një përplasje me zyrtarët e ndeshjes pas përfundimit të ndeshjes. Laporta ishte i nervozuar dhe ishte futur në dhomën e gjyqtarëve.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Jose Maria Sanchez Martinez, hodhi poshtë pretendimet e Barcelonës për një penallti për një faull brenda zonës ndaj sulmuesit, Robert Lewandowski.

Laporta hyri në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve pas ndeshjes, për të kërkuar shpjegime rreth vendimeve nga ana e tyre.

E gjithë kjo thuhet se është e shkruar nga gjyqtari në protokollin e ndeshjes.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se presidenti i Barcelonës do të gjobitet për incidentin. Megjithatë, duke qenë hera e parë që ai hyn në dhomën e gjyqtarëve, ai do të marrë dënimin më të ulët prej 602 eurosh. Tarifa mund të rritet në varësi të mënyrës sesi Komisioni Disiplinor e sheh incidentin, ose Laporta mund të përballet me një ndalim nga 4 deri në 10 ndeshje.

(Kosova Sot Online )