Ronaldo publikon fotografi me Alex Fergusonin, shprehet i lumtur për takimin me të

  • S.A /
  • 17 October 2022 - 13:39
Ronaldo publikon fotografi me Alex Fergusonin, shprehet i lumtur për takimin me të

Cristiano Ronaldo është shprehur i kënaqur që ka takuar Sir Alex Alex Fergusonin të dielën.

Ky takim ndodhi para ndeshjes së javës së 11-të mes Manchester United dhe Newcastle United, që u mbyll baras dhe pa gola.

Para fillimit të kësaj ndeshjes, Ferguson i dhuroi Ronaldos një trofe përkujtimor për nder të golit të 700-të të shënuar nga portugezi në nivel klubesh.

37-vjeçari këtë shifër e arriti në javën e dhjetë të Premierligës, kur shënoi gol në fitoren 1:2 të “Djajve të Kuq” kundër Evertonit.

Ronaldo ka postuar një fotografi me ish-trajnerin e Manchester Unitedit në llogarinë e tij në “Twitter”.

“Gjithmonë është kënaqësi të jem me ju shef!”, shkroi ai. 

(Kosova Sot Online )