Benzema është lojtari i dytë më i vjetër në histori që e fiton Topin e Artë, e kalon Messin

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 09:16
Benzema është lojtari i dytë më i vjetër në histori që e fiton Topin e Artë, e kalon Messin

Karim Benzema është bërë lojtari i dytë më i vjetër në histori që e fiton Topin e Artë.

Me 34 vjet e 10 muaj, sulmuesi francez e fitoi mbrëmë trofeun individual prestigjioz pas një sezoni të jashtëzakonshëm që e pati.

Futbollisti i Real Madridit e sheh veten prapa të paarritshmit, Stanley Matthews, i cili në vitin 1956 e mori këtë çmim në moshën 41 vjeçare e 10 muaj.

Vendi i tretë i takon Lionel Messit, i cili vitin e kaluar e fitoi çmimin në mënyrë kontroverse si 34 vjeç e 5 muaj.

(Kosova Sot Online )