Skandal i pa parë në ndeshje futbolli, lojtari e nxjerr organin gjenital midis fushës për ta irrituar dhe hutuar kundërshtarin!

  • S.A /
  • 19 October 2022 - 09:12
Skandal i pa parë në ndeshje futbolli, lojtari e nxjerr organin gjenital midis fushës për ta irrituar dhe hutuar kundërshtarin!

Pjesa më e madhe e lojtarëve e mbrojnë pjesën më të vlefshme të tyre kur janë pjesë e “murit të gjallë” para një gjuajtjeje të lirë. Por, një futbollist ka preferuar ta bëjë ekzaktësisht të kundërtën.

Geisson Perea, në udhëtimin e Independiente Santa Fe kundër Juguares de Cordoba në Kolumbi e ka bërë një veprim të habitshëm, i cili i la të gjithë të befasuar.

Derisa Perea ishte pjesë e “murit të gjallë”, i lindi një ide mjaft e guximshme.

Për ta irrituar dhe hutuar kundërshtarin, mbrojtësi i hoqi shorcet dhe ia tregoi organin gjenital gjuajtësit të goditjes së lirë. Kamera e kapi pikërisht këtë moment, të cilin e panë shumë familje të vendit jug-amerikan.

Lojtari ishte me fat pasi gjyqtari me gjasë nuk e ka parë veprimin e Geisson, i cili shpëtoi pa u ndëshkuar për këtë gjest josportiv.. Për fatin e keq të Pereas, tentimi mjaft special i tij nuk pati shumë efekt pasi Santa Fe e fituan lojën me rezultat 2:1 falë një goli të shënuar në minutat shtesë.

(Kosova Sot Online )