Dembelia dhe papërgjegjësia në prokurori dhe gjykata nuk duhet të tolerohet!

Dembelia dhe papërgjegjësia në prokurori dhe gjykata nuk duhet të tolerohet!
Dembelia dhe papërgjegjësia në prokurori dhe gjykata nuk duhet të tolerohet!

Blerim Burjani

  • 19 October 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Prokurorët duhet të jenë vazhdimisht nën llupë, të shtyhen me presion që ti kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit e Kushtetutës. Kemi përplot persona partiak madje edhe të disa kryetarëve të komunave që janë të dyshuar për vepra penale.

-Monitoruesit e KPK-s dhe KGJK-së vazhdimisht kanë alarmuar se prokurorët dhe gjyqtarët procedurat disiplinore shpesh i kthejnë edhe në favor të tyre, sepse procedura disiplinore përdoret si një shmangie për t’i ikur përgjegjësisë penale, ngase sanksionet disiplinore janë shumë të buta, edhe në fakt pothuajse asnjëherë nuk e pasqyrojnë peshën e veprimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e kjo në instancë të fundit e dëmton edhe më tej besimin e qytetarëve në mekanizmat e brendshme të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial.

Kjo na bënë të mendojmë se nuk ide e keqe, është ide shumë e qëlluar, që të nxirret një ligj që sanksionon shumë më ashpër mos veprimin e institucioneve të drejtësisë, sepse kemi raste të shumta të rënda të lidhjes së krimit me politikën, raste tek të cilat prokuroria heshtë ose i zvarritë hetimet pa fund dhe pa seriozitet.

Për të pasur rezultat konkret, askush nuk duhet amnistuar, asnjë abuzim me ligjin nuk duhet nënçmuar e injoruar, duhet të hetohen të gjithë zyrtarët politik, duke përfshirë dhe mos kursyer as vetë kokat kryesore, që janë liderët politik, për të zbardhur krimet mbi pasurin. Ka shumë persona partiak të pa rëndësishëm që kanë qitur prona mbi veten e tyre dhe janë pasuruar, ose kanë vjedhur para nga tenderët, e që personat e tillë kanë hyrë edhe në biznes. Pra prokuroria duhet të jetë aktive. Prokurorët duhet të jenë vazhdimisht nën llupë, të shtyhen me presion që ti kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit e Kushtetutës. Kemi përplot persona partiak madje edhe të disa kryetarëve të komunave që janë të dyshuar për vepra penale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".