Motra e Cristiano Ronaldos ‘godet’ përsëri trajnerin Erik ten Hag

  • S.A /
  • 19 October 2022 - 10:03
Motra e Cristiano Ronaldos ‘godet’ përsëri trajnerin Erik ten Hag

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro ka reaguar përsëri pas ndeshjes së fundit të vëllait të saj me Manchester United, pasi ai u zëvendësua gjatë barazimit të tyre me Newcastle United.

Pasditja e së dielës e pa Ronaldon të ketë një ndeshje të rrallë si titullar në Ligën Premier deri më tani këtë sezon, pasi ishte vetëm hera e dytë që ai është në 11-shen e parë për Erik ten Hag në ligë.

Ishte hera e parë që nga humbja 4-0 ndaj Brentford, që e pa Unitedin të prekte fundin e ligës, me Ronaldon që refuzoi të duartrokiste tifozët ose t’i shtrëngonte dorën trajnerit.

Ai ka të ngjarë se fillojë ndeshje kundër skuadrës së Eddie Howe vetëm për shkak të dëmtimit të Anthony Martial dhe Marcus Rashford që po shërohej nga një sëmundje që e bëri atë të aftë vetëm për stolin.

Ronaldo ishte i buzëqeshur përpara ndeshjes, pasi po nderohej të festonte golin e tij të 700-të të klubit dhe u ribashkua me mentorin e tij, Sir Alex Ferguson.

Megjithatë disponimi i tij ra me kalimin e kohës, pasi fillimisht u ndëshkua pasi shënoi një gol të pa rregullt, duke nisur lojën para se atë ta bënin lojtarët e Newcastle.

Më pas ai mbeti i tërbuar pasi u zëvendësua në pjesën e dytë, me lojën ende pa gola, dhe ai nuk reagoi fare mirë pas zëvendësimit.

Ten Hag më vonë shpjegoi se me United që kishte katër ndeshje në 10 ditë, ai duhej të mbronte sulmuesit, prandaj edhe erdhi zëvendësimi, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak motrës së sulmuesit, e cila gjithmonë gjen kohë për kritika.

Duke postuar në rrjetet sociale, Elma Aveiro postoi një fotografi të një artikulli të titulluar, “Justifikimi i Erik Ten Hag për zëvendësimin e Cristiano Ronaldos”, me mbishkrimin, “Është shumë vonë”, së bashku me disa emoji të fytyrës së sëmurë.

Nuk është hera e parë që një nga motrat e Ronaldos jep mendimin e saj për atë që po ndodh me karrierën e vëllait të tyre kohët e fundit.

Katia Aveiro, i ka quajtur tifozët e Portugalisë si “të vegjël, pa shpirt, budallenj dhe përgjithmonë mosmirënjohës”, në shtator, pasi sulmuesi u kritikua për paraqitjet e tij për ekipin kombëtar.

Në maj ajo u kap gjithashtu duke pëlqyer një postim që i kërkonte të largohej nga Old Trafford, edhe para se ai të raportohej se kishte dorëzuar një kërkesë për transferim.

(Kosova Sot Online )