Xhiro e 12-të vazhdon sot me dy ndeshje interesante: Ballkani pret Trepçen’89, Gjilani me Drenicën

  • S.A /
  • 20 October 2022 - 09:11
Xhiro e 12-të vazhdon sot me dy ndeshje interesante: Ballkani pret Trepçen’89, Gjilani  me Drenicën

Diten e djeshme ka startuar java e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku dy duelet i takuan mysafirëve.

Prishtina fitoi klasikën e futbollit kosovar ndaj Dritës 1-2, në anën tjetër Malisheva shkatërroi Ferizajn 0-6.

Sot në program janë edhe dy ndeshje tjera për tu zhvilluar me fillim nga ora 13:00.

Kosovës, Ballkani do të pres në Suharekë të rikthyeren në elitë Trepçën ’89.

Vendasit kërkojnë fitore për ta shfrytëzuar gabimin e Dritës, në anën tjetër mysafirët shpresojnë në befasi.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani pret Drenicën.

Skuadra e Zekirija Ramadanit synon të vazhdoj me fitore, në anën tjetër kuqezinjtë kanë për qëllim të largohen me pikë nga ky udhëtim.

(Kosova Sot Online )