Prezantuesja e njohur sportive italiane e ka një histori me portierin “kikser”

  • S.A /
  • 20 October 2022 - 10:31
Prezantuesja e njohur sportive italiane e ka një histori me portierin “kikser”

Diletta Leotta është bërë mjaft e njohur së fundmi falë paraqitjeve të saj televizive nga stadiumet e futbollit në Evropë. Prezantuesja televizive italiane është bërë e dashur nga tifozët në mbarë globin, jo vetëm për talentin e saj për gazetarinë, por mbi të gjitha për linjat e saj trupore dhe ëmbëlsinë e saj.

E mediat italiane kanë zbuluar se Diletta e kishte një lidhje dashurie me portierin Loris Karius.

Ish-portieri i Liverpoolit, i cili njihet për gafat e mëdha dhe të pafalshme që i kishte bërë në finale të Ligës së Kampionëve, aktualisht mbron për Newcastlen. Edhe pse ka bërë gabime të shumta në karrierë, portieri gjerman të paktën ka goditur në shenjë jashtë fushës së blertë.

(Kosova Sot Online )