Conte e pranon humbjen e Tottenhamit: Manchester United luajti më mirë se ne

  • S.A /
  • 20 October 2022 - 10:43
Conte e pranon humbjen e Tottenhamit: Manchester United luajti më mirë se ne

Tottenhami dështoi në një tjetër transfertë të komplikuar pas asaj ndaj Arsenalit kryesues në “Emirates”.

Ekipi i Antonio Contes u mposht 2-0 mbrëmjen e kaluar nga Manchester United, disfatë rreth së cilës trajneri italian deklaroi se ishte e merituar.“Unë mendoj se nga pikëpamja e lojës United e meritonte të fitonte. Ata bënë një ndeshje vërtet të mirë. Ne duhet ta rritim nivelin tonë, duhet të përmirësohemi shumë. Goli i parë erdhi nga një devijim, por duhet të tregohem i sinqertë: United luajti më mirë se ne.

Ata krijuan më shumë raste të pastra. Dëshira nuk na mungoi, por duhet të luajmë në nivele më të larta, diçka që United e bëri ndaj nesh. Ata janë një skuadër shumë e mirë, edhe pse dihet sa kanë shpenzuar në merkato. E përsëris: duhet të bëjmë më mirë në këto lloj ndeshjesh“, theksoi Conte.

(Kosova Sot Online )