Arroganca e Ronaldos vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes

  • A.P /
  • 20 October 2022 - 18:01
Arroganca e Ronaldos vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes

Portugezi Cristiano Ronaldo shkaktoi kaos të vërtetë te Manchester United pasi shkoi në dhomën e zhveshjes para përfundimit të ndeshjes me Tottenhamin (2-0), dhe menjëherë më pas u largua nga stadiumi dhe nuk e festoi fitoren me shokët e skuadrës.

"Ronaldo nuk u largua nga fusha vetëm në minutën e 89-të, ai u largua menjëherë nga stadiumi para vërshëllimës së fundit. Mungesa e tij nuk u ndje në dhomat e zhveshjes ku shokët e tij po festonin fitoren", ka shkruar Laurie Whitwell, një reportere për “The Athletic” që e ka publikuar këtë lajm.

Trajneri i United, Erik ten Hag iu shmang një përgjigjeje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse e lejoi Ronaldon të largohej ndërsa shokët e tij të skuadrës ishin ende duke performuar.

"E pashë, por nuk fola me të për këtë. Do ta diskutojmë. Tani po festojmë fitoren. Nuk dua të flas për këtë tani. Do të doja të mbaja fokusin te ekipi dhe performanca e shkëlqyer e të 11 lojtarëve dhe zëvendësimet. Ishte një lojë ekipore”, tha ai.

Është hera e dytë që Ronaldo lë një lojë nën drejtimin e Ten Hag para fundit të lojës, pasi bëri të njëjtën gjë në pjesën e parë në një miqësore kundër Rayo Vallecano pasi u zëvendësua.

Meqë ra fjala, United është në vendin e pestë në Premier League, me tetë pikë prapa liderit Arsenal.

(Kosova Sot Online)