Donjeta Sadiku garon sot në gjysmëfinale të Evropianit, përballet me kampionen olimpike

  • S.A /
  • 21 October 2022 - 11:03
Donjeta Sadiku garon sot në gjysmëfinale të Evropianit, përballet me kampionen olimpike

Donjeta Sadiku përballet sot me kampionen olimpike Tokyo 2020, njëherit kampione e botës 2018, irlandezen, Anne Harrington, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit.

Ky Evropian po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Sadiku ka kaluar me sukses lëndimin e pësuar në këmbë gjatë çerekfinales, dhe është e gatshme për sfidën e sotme.

Sesioni i kategorisë 60 kg, nis prej orës 17:30. Lufta e Donjetës është e gjashta me radhë. 

(Kosova Sot Online )